Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar publikimin e rezultateve të para për kandidatët për deputetë, ku deri tani janë numëruar mbi 4% e votave.
Sipas të dhënave të deritanishme, listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës e kryeson Presidentja Vjosa Osmani me 1,981 vota.
Pas saj renditet kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku me 1,834 vota, ndërsa në vendin e tretë është Doarsa Kica Xhelili me 1,411 vota.
Në top dhjetëshe figurojnë edhe Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Janina Ymeri, Ermal Sadiku dhe Anton Quni.
Këtu mund t’a ndiqni LIVE publikimin e rezultateve të para të kandidatëve për deputetë


