Kategoria e dytë e futbollit gjerman ka qenë gjithmonë e njohur për numrin e madh të tifozëve nëpër stadiume.
Prandaj, siç pritej, Bundesliga e Dytë është në Top 5 të ligave në Evropë me frekuentimin mesatar më të lartë.
Në xhiron e 19-të të kampionatit, ishin gjithsej 322,694 tifozë të pranishëm në 9 ndeshje, që është mesatarisht 35,855 persona për ndeshje.
Në këtë mënyrë Bundesliga e Dytë theu rekordin e xhiros më të ndjekur në historinë e saj, i cili u vendos në xhiron e 24-të të sezonit të kaluar, kur në të 9 stadiumet kishte gjithsej 305,846 tifozë.
Ndeshja më e ndjekur ishte në stadiumin Olimpik të Berlinit, ku mbi 70,000 njerëz shkuan për të parë Hertha Berlin – Hamburger, e cila përfundoi me fitoren 3-2 të vizitorëve.
/GazetaBlic Sport/