Lajme

Mbi 307 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër koronavirusit në Kosovë

09/05/2021 16:44
nga:Q R

Edhe sot në vendin tonë numri i personave që kanë vdekur nga COVID-i ka qenë i madh, pasi 24 persona kanë humbur betejën me këtë virus.

Ministria e Shëndetvsisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.

MSH ka njoftuar se gjatë 24 orëve, me Covid-19 kanë rezultuar pozitiv 890 persona, derisa janë shëruar 1.712 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive është 26.688.

24 viktima dhe 890 raste të reja me COVID-19 në vend