Gjatë 24 orëve të fundit, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë ofruar gjithsej 326 shërbime emergjente.
Prej tyre, 83 raste janë menaxhuar në Reanimim, 97 në Emergjencën Internistike, 64 në Emergjencën Kirurgjike dhe 55 pacientë në Emergjencën Ortopedike.
Ndërkohë, në Sallën e Vogël janë trajtuar 27 pacientë, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.
Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe 4 raste të personave të lënduar me armë zjarri, 1 person i lënduar me armë të ftohtë, si dhe 17 persona të lënduar në aksidente trafiku.
Në 24 orët e fundit janë realizuar gjithashtu 36 pranime për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë regjistruar edhe 2 raste të vdekjes (exitus).


