Lajme

Mbi 30 orë pa rrymë, qytetarët në Prizren protestojnë para zyrave të KEDS-it

11/27/2023 14:15
nga:G B

Qytetarë të shumtë kanë protestuar sot në Prizren para zyrave të KEDS-it, për shkak të reduktimeve të rrymës, raporton Gazeta Blic.

Ilir Baldedaj ka shkruar në Facebook se është e turpshme kjo që po ndodhë, ku fshatrat e Hasit po llogariten sikur të mos jenë pjesë e këtij planeti.

Postimi i tij i plotë:

Sot protesta kundër mungesës të energjisë elektrike në Has

Mbi 30 orë pjesa më e madhe e fshatrave të Hasit pa energji elektrike, asnjë përgjigjje, asnjë reagim i pushtetit lokal, asnjë reagim i institucioneve. Sikur të mos jen të këtij planeti fshatrat e Hasit!

Turp!