Lajme

Mbi 3 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

08/23/2022 07:26
nga:G B

Aktualisht në vendin tonë janë gjithsej 3 mijë e 195 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 203 raste të reja.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 393 persona.