Sporti

Mbi 2000 tifozë të droguar dhe të dehur, ia dolën të hyjnë në stadium pa biletë në finalen e Kampionati Evropian

12/04/2021 09:00
nga:Mergim Rreci

“Mbi 2000 tifozë të droguar dhe të dehur, ia dolën të hyjnë në stadium pa biletë, duke rrezikuar jetën e të tjerëve”.

Kështu thuhet në një raport të publikuar në Britaninë e Madhe, në lidhje me atë çka ndodhi në “Wembley” mbrëmjen e 11 korrikut, në finalen e Kampionatit Europian.

“Tifozët dolën jashtë kontrollit dhe ia dolën të gjejnë një të çarë që të çonte brenda stadiumit, në hapësirën e rezervuar për personat me aftësi të kufizuara, teksa gjatë rrugës gjuajtën me grushte edhe stjuardët, duke rrezikuar jetën e njerëzve”, thuhet ndër të tjera në raport.

Gjithçka lidhet me atë që ndodhi mbrëmjen e 11 korrikut në “Wembley”, ku disa tifozë anglezë dolën jashtë kontrollit dhe ia arritën qëllimit për t’u futur brenda impiantit, ndërsa për këtë episod Anglia është dënuar të luajë dy ndeshje pa tifozë.

Një ekspert dhe ish funksionar i qeverisë britanike, deklaroi se sjellja e një minorance tifozësh ishte e rrezikshme për jetën e njerëzve dhe duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për të dënuar me forcë akte të tilla, në mënyrë që të mos përsëriten në të ardhmen