KFOR përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se misioni është përforcouar edhe me 200 forca të tjera shtesë që sot kanë zbarkuar nga Italia.
Bëhet fjalë për ushtarë të brigadës së mekanizuar e këmbësorisë italiane “Sassari”, të cilët do të kryejnë një numër të madh aktivitetesh dhe bashkë me trupat e tjera të KFOR-it do të dislokohen dhe do t’i përgjigjen secilit zhvillim të rëndësishëm për situatën e sigurisë, përfshirë edhe gjatë periudhës së zgjedhjeve.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të gjatë të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – duke kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në koordinim të ngushtë me Kosovën. Policia dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thekson komunikata.