Lajme

Mbi 200 persona të moshës mbi 75-vjeçare janë vaksinuar sot kundër COVID-19

04/17/2021 13:51
nga:M K

Deri më tash në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” janë vaksinuar 1 mijë e 898 persona, që nga dita e parë kur ka filluar vaksinimi antiCOVID në Kosovë.

Koordinatori i kësaj qendre, Bardh Nimani, ka njoftuar se deri në mesditën e së shtunës 220 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 të moshës mbi 75-vjeçare që kanë sëmundje kronike.

Në total, nga kategoritë e të moshuarve dhe të sëmurëve kronikë, përfshirë edhe ata me dializë, kemi 1898 të vaksinuar, të moshuar deri më tani janë vaksinuar 1162 persona, në dializë 47, dhe të sëmurë kronikë të vaksinuar janë 536 persona”, ka thënë Bardhi.

Ai ka apeluar tek të gjithë qytetarët të respektojnë grup-moshat me qëllim që të mos ketë keqkuptime.

Kosova deri më tani ka pranuar vetëm 24.000 doza të vaksinës AstraZeneca ndërkohë që kontingjenti i radhës i vaksinave pritet të vijë në muajt në vazhdim.

LEXO EDHE:

Opozita s’i beson Kurtit për reciprocitetin, BE-ja e quan pengesë për dialogun