Sporti

Mbi 200 ndeshje në pankinën e kësaj skuadre, shkarkohet trajneri i Premier League

04/02/2023 17:45
nga:L J

Brendan Rodgers nuk është më trajner i Leicester. Klubi i Premier League ka vendosur të largojë trajnerin, për shkak të rezultateve të dobëta.

“Arritjet e ekipit nën drejtimin e Brendan flasin vetë. Ne kemi përjetuar disa nga momentet tona më të mira nën drejtimin e tij dhe do t’i jemi gjithmonë mirënjohës atij dhe stafit të tij për arritjet” – Thanë drejtues të klubit.

Tekniku Rodgers numëron 204 ndeshje në krye të këtij ekipi, me skuadrën që ka marrë mesatarisht 1.59 pikë për sfidë. “Dhelprat” e Leister po kalojnë një sezon negativ dhe kanë si objektiv mbijetesën.