Është raportuar për një sulm me raketa ruse në Poltava të Ukrainës.
Guvernatori rajonal i Poltavës, Filip Pronin ka bërë të ditur se 22 persona kanë pësuar lëndime nga ky sulm, shkruan Sky News.
“Tre fëmijë ishin në mesin e të plagosurve”, ka bërë të ditur Filip Pronin.
Gjithashtu është bërë e ditur se është shkaktuar ndërprerja e energjisë elektrike për më shumë se 55 mijë konsumatorë.