Forcat ruse kanë nisur mbi 20 sulme në distriktin jugor të Ukrainës, Nikopol, këtë të shtunë, sipas një zyrtari.
Guvernatori rajonal i Dnipro-s, Serhii Lysak tha se trupat ruse kanë qenë “duke ecur” dhe “terrorizuar rrethin” me artileri dhe dronë.
Lysak tha se nuk kishte viktima, por u raportuan “shumë shkatërrime”.
Tre ndërtesa banimi dhe 10 shtëpi private u goditën, si dhe një fermë, qendër argëtimi, objekte infrastrukturore dhe linja elektrike, tha ai, raporton Sky News.