Lajme

Mbi 2 orë pritje e kolona 1300 metra, gjendja nëpër pikëkalimet kufitare

08/16/2024 09:51
nga:N K

Deri në 2 orë e 20 minuta po u bie mërgimtarëve të presin në pikëkalimin kufitar në Merdare për të dalë nga Kosova.

Kolona në këtë pikë është 1 mijë e 300 metra, sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Pritje ka edhe në Jarinje, deri në  40 minuta, e kolonë 700 metra. Edhe në Muçibabë ka pritje, deri në një orë.

Në pikat tjera, 3-5 minuta..