Lajme

Mbi 2 mijë gjoba për 24 orë, policia njofton se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur mbi 50 aksidente

11/18/2025 10:48
nga:N K

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar mbi 2 mijë gjoba trafiku.

Në raport shtohet edhe se gjatë kësaj kohe janë raportuar të kenë ndodhur mbi 50 aksidente.

Nga këto të fundit, 19 kanë qenë me të lënduar, dhe 26 dëme materiale.