Lajme

Mbi 2 mijë e 300 gjoba shqipton për një ditë për mosrespektim të ligjit Anti-Covid në Kosovë

09/05/2021 10:29
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptojë gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë masat Anti-Covid-19.

Mbi 2 mijë gjoba janë shqiptuar vetëm për një ditë në vend.

Nëse presioni është 140/90 – enët e gjakut duhet të pastrohen
Policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2,358 gjoba për mosrespektim të ligjit anti COVID.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe policia ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 1 mijë e 137 tiketa trafiku.