Lajme

Mbi 15 mijë raste aktive me virusin korona në Kosovë

09/15/2021 07:48
nga:Q R

Rënia e rasteve ditore me COVID-19, ka bërë që në Kosovë të bie edhe numri i rasteve aktive.

Aktualisht, në Kosovë janë edhe 15 mijë e 835 raste aktive.

Në total, janë dhënë 1 milion e 66 vaksina, teksa me të dy dozat janë imunizuar gjithësej 369 mijë qytyetarë.

Aktualisht janë në fuqi masat restriktive të vëna nga qeveria Kurti të cilat do të jenë në fuqi deri më 26 shtator.

Varësisht nga situata epidemiologjike, pritet të ketë lirim të tyre, varësisht edhe nga numri i të vaksinuarve.

Gjykata Speciale sot nis gjyqin ndaj Salih Mustafës