Numri i të prekurve nga COVID-19 në mbarë botën ka kapërcyer pragun e 135 milionë rasteve.
Sipas faqes “Worldometer”, që përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në botë janë regjistruar gjithsej 135 082 420 raste infektimi me COVID-19.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 31 773 300 raste, raporton ATSh.
Pas SHBA-së, rastet më të shumta janë regjistruar në Brazil (13 286 324) dhe Indi (13 202 783)
Përsa i përket numrit të vdekjeve, në të gjithë botën kanë humbur jetën nga COVID-19 2 921 655 persona.
Të shëruarit janë 108 701 451.
Aktualisht, në botë ka 23 411 181 të prekur nga COVID-19 që ndodhen në trajtim.
Paralajmëron Qeveria Kurti: Pos zyrtarëve shtetëror, do të hetohet edhe pasuria e qytetarëve