Lajme

Mbi 100 protesta në Francë, partitë e majta s’pajtohen që Barnier të bëhet kryeministër

09/07/2024 19:10
nga:Y I

Dhjetëra mijëra njerëz po protestojnë në të gjithë Francën kundër emërimit të të djathtës Michel Barnier si kryeministër i ri, pas një zgjedhjeje jo përfundimtare në të cilën e majta fitoi numrin më të madh të vendeve.

Demonstratat janë duke u zhvilluar në qytete duke përfshirë Parisin, Marsejën, Nantën, Nisën dhe Starsburgun.

Protestat u thirrën nga sindikatat dhe partitë politike të majta, pasi u zemëruan që kandidatja e tyre për kryeministre, Lucie Castets, u refuzua nga presidenti francez Emmanuel Macron, i cili tha se nuk kishte asnjë shans për t’i mbijetuar një votëbesimi në Asamblenë Kombëtare.

Rreth 130 protesta po mbahen, ku më e madhja nis nga qendra e Parisit të shtunën pasdite, raporton BBC.

Demonstruesit po përdorin gjithashtu slogane si “mohimi i demokracisë” dhe “zgjedhjet e vjedhura”.

Barnier mund të jetë në gjendje t’i mbijetojë një votëbesimi sepse e djathta ekstreme, e cila gjithashtu fitoi një numër të madh vendesh, ka thënë se nuk do të votojë automatikisht kundër tij.