Lajme

Mbi 100 minatorë janë bllokuar nën tokë në Ukrainë

05/30/2022 09:34
nga:G B

Ndërprerjet e energjisë në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës kanë lënë 115 minatorë të bllokuar nën tokë.

Këtë e ka bërë të ditur guvernatori rajonal, raporton Sky News.

Rreth 112 janë bllokuar në minierën Tsentralnaya dhe tre në minierën Toretskaya.

Guvernatori rajonal, Pavlo Kyrylenko tha se po punohet për të shpëtuar minatorët.

Ai shtoi se Bakhmut dhe Kramatorski janë pa energji elektrike për shkak të luftimeve të ashpëra.