Lajme

Mbi 100 mijë votues më shumë se me 9 shkurt- Rritje e dukshme e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 28 dhjetorit

12/28/2025 17:36
nga:Y I

Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 po shënon rritje të konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas përditësimeve më të fundit:

Më 9 shkurt 2025, deri në orën 17:00, kishin votuar 646,829 qytetarë.

Më 28 dhjetor 2025, deri në orën 17:04, kanë votuar 759,877 qytetarë.

Kjo do të thotë se në zgjedhjet e sotme kanë votuar 113,048 qytetarë më shumë se në të njëjtën orë gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Rritja e pjesëmarrjes shihet si tregues i interesimit më të lartë të qytetarëve për procesin zgjedhor, në një ditë vendimtare për skenën politike të vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë përditësime të tjera gjatë mbrëmjes, ndërsa procesi i votimit vazhdon deri në orën 19:00.