Lajme

Mbi 10 mijë nënshkrime, organizatorët tregojnë se kur do të dorëzohet peticioni për Trustin në Kuvend

06/29/2022 16:29
nga:G C

Peticioni për mbledhjen e nënshkrimve për tërheqjen e parave nga Trusti është duke vazhduar, madje deri sot janë mbledhur mbi 10 mijë nënshkrime.

Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic, organizatori Adnan Jashari i cili thotë se 10 mijë nënshkrime është minimumi i kërkuar por, janë duke tentuar ta dyfishojnë numrin.

Sipas Jasharit, peticioni do të vazhdojë deri në fund të javës dhe menjëherë do të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk e dimë saktë numrin, por besoj se është deri në 10 mijë deri më tani. Pas mbledhjes së nënshkrimeve, 10 mijë është minimumi për me i dërgu në Kuvend, e dërgojmë në komisionin për peticione, dhe pastaj ky komision vazhdon me detyrat e saj që me kriju projektligjin për votim prapë. Po, deri në fund ose në fillim të javës së ardhshme e përfundojmë, edhe i dërgojmë në Kuvend nënshkrimet, po tentojmë të bëjmë më shumë se 10 mijë, 10 mijë është minimumi”, tha Jashari për GazetaBlic.

Më poshtë gjeni disa nga fotografitë ku shihet një numër i madh i qyetarëve duke nënshkruar peticionin”PRO” tërheqjes së parave nga Fondi Pensional: