Lajme

Mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19, vdes një person

08/04/2022 12:50
nga:N M

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e saj të fundit lidhur me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1 mijë e 155 raste të reja me koronavirus në Kosovë, teksa një qytetar ka ndërruar jetë.

Po ashtu, MSh-ja bëri të ditur se janë shëruar 1 mijë e 850 pacientë nga COVID-19.