Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 463 gjoba dhe ka pezulluar 13 patentë shoferë.
“Gjatë javës së kaluar, nga data 15-21.12.2025, janë shqiptuar 1.463 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 13 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.”
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 51 aksidente, ku janë lënduar 26 persona.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: – Stacionit më të afërt policor – Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192.”


