Lajme

Mbi 1 mijë gjoba të shqiptuara në 24 orët e fundit

09/02/2024 12:15
nga:N K

41 aksidente trafiku, kanë ndodhur gjatë 24-orëve të fundit, sipas statistikave të pergjithshme të Policisë.

Prej tyre, 3 aksidente kanë përfunduar me fatalitet, 23 me të lënduar e 15 aksidente vetëm me dëme materiale.

Ndërsa, 1662 gjoba janë shqiptuar për mosrespektim të rregullave të trafikut.