Lajme

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku shqiptohen në Gjilan gjatë javës së kaluar

10/04/2024 12:01
nga:N K

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan njofton se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1513 gjoba trafiku.

Gjatë kësaj periudhe, në kuadër të këtij plani janë ndërmarrë aktivitete edhe në hetimin e 15 aksidenteve të trafikut me dëme materiale dhe 12 me të lënduar.

Njësite policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan janë në implementim të planit operativ ‘’Makineria bujqësore’’, në kuadër të së cilit plan me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor apelon te të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, me theks të veçantë ngasësit e makinave, ndaj të cilëve bëhet thirrje:

 Gjatë gjithë kohës përdorni zinjalizues dhe bëhuni të dukshëm!

 Mbani pajisjen tuaj bujqësore në gjendje të mirë shërbimi dhe të përshtatshme për rrugë!

 Mbani të funksion siç duhet sistemet e drejtimit dhe të frenimit!

 Bëni kujdes me ngarkesa të larta në makineritë tuaja!

 Mos i mbingarkoni rimorkiot në mënyrë që ato të jenë të paqëndrueshme në rrugë!

 Mbajeni çdoherë distancën e nevojshme dhe kyçuni çdo herë sigurt!

 Mos dil në rrugë me goma të zhytura, etj.