Lajme

Mbeturinat mbushin pjesën e jashtme të Interex-it në Pejë, situatë alarmante

07/25/2023 20:08
nga:Genita C

Pavarësisht se tashmë ekzistojnë vendet adekuate për hedhjen e mbeturinave, ato po vazhdojnë të mbesin problematike për disa banorë dhe punëtorë në Qendren e re të Interex-it në Pejë.

Në pamjet që ka dërguar një lexues i GazetaBlic, mbeturinat shihen se kanë kapluar pjesën më të madhe të jashtme të kësaj qendre.

Qytetari ka kritikuar vetë pronarët e Interex-it për mos-mirëmbajtje, teksa thotë se po rrezikohet edhe shëndeti i atyre që banojnë e punojnë afër.

Më poshtë pamjet: