Sporti

Mbeti jetim për shkak të luftës, Modric suprizon dhe ia rikthen buzëqeshjen shtatë vjeçarit nga Ukraina pas ndeshjes Shakhtar – Real Madrid

10/12/2022 08:39
nga:L J

Shakhtar dhe Real Madrid kanë luajtur 1:1 në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve në Varshavë. Kampionët aktual të Evropës u shpëtuan nga humbja në minutën e 95-të me golin e Antonio Rudiger.

Kapiteni i Real Madridit, Luka Modric luajti nga minuta e 57-të, kur zëvendësoi Aurelien Tchouameni. Pas ndeshjes, Darijo Srna dhe Luka Modric ia plotësuan një dëshirë të madhe shtatëvjeçarit Ilija Kostusevic – nga Mariupoli – i cili humbi të dy prindërit si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës dhe Srna dhe Shakhtar gjetën një familje që e adoptoi atë.

Ilija tashmë kishte folur me kapitenin kroat Modric përmes FaceTime me ndërmjetësimin e Srna-s, ndërsa dje iu plotësua dëshira e madhe – takoi Luka Modricin, gjë që e bëri të lumtur. Modric i dhuroi atij një fanellë dhe bëri një foto me të menjëherë pas ndeshjes në Varshavë – teksa Srna ia tregoi të gjithë historinë legjendarit danez Peter Schmeichel në emisionin CBS të Champions League dhe kënaqi publikun.

/GazetaBlic Sport