Pierre-Emerick Aubameyang ka vendosur të largohet nga Londra dhe të udhëtojë në Milano pasi u la jashtë listës së hyrjes së Chelsea në Ligën e Kampionëve.
Teksa bashkëlojtarët e tij po luanin kundër Fulhamit, sulmuesi ishte në Milano me familjen e tij. Vëllai i tij ka postuar imazhe në rrjetet sociale që konfirmojnë largimin e gabonezit nga kryeqyteti anglez, përcjell GazetaBlic Sport.
Aubameyang, 33, i cili u bashkua nga Barcelona në shtator, ka tre gola në 17 paraqitje për blutë.
View this post on Instagram


