Lajme

Mbeti jashtë kryesisë së VV’së, lajmërohet Aliu: S’i komenton ngjarjet, por flet për punë të Ministrisë

10/24/2022 11:50
nga:Genita C

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shkruar në Facebook një ditë pasi u la jashtë kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Por nuk ka shkruar në lidhje me këtë çështje – ka treguar për aket ujore për 5 vitet e fundit.

”Me qëllim të zbatimit të zotimit për transparencë të plotë, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kemi bërë publikimin e Akteve Administrative Ujore për vitin 2022, si vazhdimësi e publikimit të tyre për vitet 2018, 2019, 2020 dhe 2021“.

”Tani, në faqen zyrtare të Ministrisë, janë publike të gjitha aktet ujore për 5 vitet e fundit“, ka shkruar Aliu.

Të dielën ka pasur reagime të shumta për lënien jashtë të Aliut nga Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje.

Por në lidhje me këtë s’ka reagim nga ministri i Infrastrukturës.