Lajme

Mbetet i bllokuar në banesë një shtatëvjeçar në Berat, ndërhyjnë zjarrfikësit

06/20/2024 23:10
nga:Sh R

Një çift në Berat dyshohet se kanë dalë nga banesa për të bërë pazar, duke lënë në gjumë fëmijën e tyre shtatëvjeçar.

Pasi janë drejtuar në banesë, ata kanë konstatuar se kishin harruar brenda çelësat e derës së blinduar, shkruan TCh.

Çifti kanë njoftuar zjarrfikësit, të cilët kanë hyrë në banesë nga ballkoni i katit të katërt, duke përdorur shkallët.