Tre turistët çekë, të cilët mbetën të bllokuar për disa orë për shkak të terrenit të vështirë në vendin e quajtur Curraj i Epërm, janë shpëtuar nga policia e Kukësit.
Mësohet se ata u shpëtuan pas dy operacioneve të kryera nga ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore EC 135. Pas shpëtimit, ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistët, pasi u bllokuan teksa po eksploronin zonën e thepisur malore, ata telefonuan policinë, e cila bëri të mundur shpëtimin e tyre.


