Presidenti francez Emmanuel Macron përshëndeti vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për t’u tërhequr nga vendosja e tarifave ndaj vendit të tij dhe shtatë vendeve të tjera.
Komentet, lideri francez i bëri pas arritjes në Bruksel këtë mbrëmje për një takim të veçantë me udhëheqësit e tjerë evropianë.
Por ai tha se “ne mbetemi vigjilentë” dhe takimi i sotëm ishte i rëndësishëm për të përforcuar mesazhin e unitetit dhe mbështetjes së BE-së për Danimarkën, raporton BBC.
“Ne e filluam javën me një formë përshkallëzimi, kërcënimesh për pushtim dhe tarifa”, tha ai. “Dhe tani po përballemi me një situatë që më duket më e pranueshme. Edhe pse ne mbetemi vigjilentë.”
Ai përsëriti rëndësinë që Evropa të përgjigjet në një mënyrë “të bashkuar” dhe shtoi: “Ne duam paqe, stabilitet dhe një rend ndërkombëtar të qetë.”


