Kandidatja e LDK-së për deputete, Marigona Geci, ka marrë mbështetje masive nga qytetarët në disa komuna të Kosovës.
Kudo në Kosovë, elektorati i LDK-së po e mbështet me entuziazëm deputeten Geci, duke dëshmuar një angazhim të lartë për kandidaturën e saj.
Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zhvilloi takime në Kaçanik, Elez Han, Lipjan dhe Obiliq, ku Marigona Geci ka hasur në mbështetje të madhe nga qytetarët.
Ajo ka qenë pjesë e tubimeve me të rinjtë, të rinjtë dhe të moshuarit, duke u përkrahur nga të tri gjeneratat e LDK-së, të cilët janë duke u angazhuar për fushatën e saj dhe po marrin pjesë masivisht në aktivitetet politike të organizuara.