Lajme

Mbështetje e fuqishme për Imri Ahmetin në Krojmir dhe Mirenë

01/13/2025 23:13
nga:Gazeta Blic

Qytetarët e Krojmirit dhe Mirenës pritën me entuziazëm dhe mbështetje të madhe kandidatët për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Tubimet e organizuara në këto lokalitete dëshmuan përkrahjen e fuqishme dhe të palëkundur të qytetarëve për vizionin dhe programin e kësaj partie.

Kryetari Imri Ahmeti theksoi rëndësinë e zhvillimit të përshpejtuar ekonomik të vendit. Gjatë fjalimeve të tij, ai diskutoi për përmirësimin e arsimit dhe shëndetësisë, avancimin e bujqësisë dhe ndërtimin e infrastrukturës moderne.

“Vendit tonë i nevojitet jo vetëm zhvillim ekonomik, por edhe forcimi i marrëdhënieve me shtetet partnere për të garantuar një integrim të suksesshëm në strukturat euroatlantike. Kjo rrugë mund të realizohet vetëm me LDK-në,” deklaroi Ahmeti gjatë fjalës së tij.

Banorët e Krojmirit dhe Mirenës shprehën mbështetjen e tyre të madhe, duke treguar vendosmërinë për të çuar përpara ndryshimet e domosdoshme për zhvillimin e Kosovës.