Lajme

Mbështetja e grave në punësim, Murati nënshkruan vendimin për operacionalizimin e Masës 1.3

08/05/2021 15:46
nga:Genita C

Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në rrjetin sociale “Facebook” ka bërë me dije se ka nënëshkruar vendimin për operacionalizmin e Masës 1.3.

Ky vendim ka të bëjë me mbështetjen e grave në punësi, raporton GazetaBlic.

Murati u shpreh se kjo masë parashihet si subvencionimi i pagës për 50% (max 170 euro) për tre muajt e parë për të gjitha gratë që punësohen nga periudha tatimore korrik/2021 e tutje.

NJOFTIMI I PLOTË:

Subvencionimi i pagës 50% për të gjitha gratë që punësohen
Sot kam nënshkruar vendimin për operacionalizmin e Masës 1.3 – për Mbështetjen e Grave në Punësim.
Me këtë masë parashihet subvencionimi i pagës për 50% (max 170 euro) për tre muajt e parë për të gjitha gratë që punësohen nga periudha tatimore korrik/2021 e tutje.
Kurse pas periudhës 3-mujore, do të subvencionohen sipas Masës 1.2, me 10% të pagës bruto.
Kusht është që të punësuarat e reja të mos figurojnë aktive në periudhën tatimore qershor/2021.
Aplikimi, njësoj sikurse edhe për Masën 1.2, do të bëhet përmes sistemit EDI të ATK-së.

/GazetaBlic/