Lajme

Mbështetësit e Belerit mblidhen në stadium/ Tensione në Himarë! Ndërpritet numërimi i votave

05/15/2023 09:14
nga:G B

Tension në qendrën e numërimit të votave në Himarë. Disa nga numëruesit kanë kërkuar të bëjnë pushim, por pritet të ulen sërish në tavolinë dhe të nisin numërimin, pasi KZAZ-ja nuk ka vendim për ndërprerje.

Ndërkohë që është ndaluar numërimi i votave, banorë të Himarës janë mbledhur në ambientet e stadiumit të Himarës, ku kryesisht janë mbështetës së Belerit.

Sa i përket rezultateve, kandidati i Partisë Socialiste Jorgo Goro kryeson me 3525 vota kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Fredi Belerit.