Lajme

Mbërrijnë në gjykatë vëllezërit Viqentijeviq, të dyshuar për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

02/16/2026 10:05
nga:G B

Janë paraqitur në  Gjykatën Themelore të Prishtinës, të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc.

Seanca gjyqësore ndaj Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe ndaj Igor Dimoviq tashmë ka nisur.

Ky sulm pati ndodhur më 29 nëntor të vitit 2024 në fshatin Varagë të Zubin Potokut.