Lajme

Mbërrijnë autobusë me protestues nga Gjilani, Peja, Prizreni, Istogu e Suhareka

08/07/2025 16:32
nga:Mergim Rreci

Kanë mbërritur autobusët e parë për t’iu bashkuar protestës kundër padrejtësive në Hagë.

Deri më tani, sipas gazetares së Klan Kosovës, Altianë Zogaj, janë 14 autobusë që kanë mbërritur në parkingun e Pallatit të Rinisë që i janë bashkuar protestës.

Protestuesit po kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Autobusët që kanë mbërritur deri tani janë nga Theranda, Istogu, Gjilani, Peja e Prizreni.