Sporti

Mbappe zbulon të ardhmen: Do të luajë për një klub të madh

12/05/2021 20:31
nga:E K

Kylian Mbappe ka komentuar së fundmi rreth të ardhmes së tij.

Ylli francez ka kontratë deri në fund të stinorit me PSG dhe nuk e ka ndërmend të vazhdojë më kontratën, përcjell GazetaBlic Sport.

Verën e kaluar Real Madrid ofroi 180 milionë euro për PSG që këta të fundit ta lironin Mbappen nga kontrata, por klubi nga kryqyteti i Francës ishin të bindur që Mbappe do të rinovonte.

Anësori i PSG’së në një intervistë për ‘PVSportFR’ ka thënë se në të ardhmen do të luajë për një klub të madh.

“Nuk është e lehtë. Çfarëdo që të ndodhë, unë do të luaj për një klub të madh. Njerëzit më pyesnin nëse isha shumë i zhgënjyer… po në fillim, kur doja të largohesha, por unë nuk isha në kategorinë e tretë”, tha francezi.