Mbappe vendos rekorde, kalon Cristiano Ronaldon
Benfica e Jose Mourinhos shkaktoi surprizë të madhe në Ligën e Kampionëve duke mposhtur Real Madridin me rezultatin 4-2 në “Estádio da Luz”. Pavarësisht humbjes, vëmendja ishte e gjitha te Kylian Mbappé, i cili shkroi histori në mbrëmjen europiane.
Sulmuesi francez realizoi dy gola, duke e çuar kuotën e tij në 13 gola në vetëm 6 ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon dhe duke thyer rekordin e Cristiano Ronaldos për më shumë gola në fazën hapëse të turnout, me CR7 që kishe realizuar 11 gola deri në fundin e fazes së pare. Në këtë mënyrë Mbappé u bë kështu lojtari i vetëm që ka arritur këtë shifër në këtë fazë.
Forma e tij e jashtëzakonshme vazhdon edhe në La Liga, ku kryeson listën e golashënuesve me 21 gola në 20 ndeshje, duke konfirmuar një sezon spektakolar pavarësisht zhgënjimit të Real Madridit në Lisbonë.




