Sulmuesi i PSG’së, Kylian Mbappe ka folur rreth çmimit “Topi i Artë” për këtë sezon.
Ylli francez, ka mbështetur bashkëlojtarin e tij, Lionel Messi në këtë garë, shkruan GazetaBlic Sport.
Mbappe ka thënë se fituesi i “Topit të Artë” edhe për këtë edicion duhet të jetë Lionel Messi.
“Është një privilegj të luash me të dhe do të ishte plotësisht e merituar nëse ai do të fitonte Topin e Artë”, tha francezi.
/GazetaBlic Sport/


