Kylian Mbappe habiti të gjithë në maj duke zgjatur kontratën e tij me PSG-në, ndërsa të gjithë prisnin që ai të bashkohej me Real Madridin si agjent i lirë.
Në një intervistë me Sports Illustrated para fillimit të Kupës së Botës në Katar, sulmuesi francez ka shpjeguar vendimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë gjithmonë flas për ambiciet e mia, atë që dua të bëj dhe tani është koha e duhur. Në Paris, libri është plotësisht bosh. Çfarë mundësie! Duhet të mendosh ndryshe. Sigurisht, ishte më e lehtë të shkoje në Real Madrid. Por unë e kam atë ambicie. Unë jam një francez, një fëmijë i Parisit dhe të fitosh në Paris është diçka e veçantë, vërtet e veçantë“, tha Mbappe.
“Është një mesazh i madh për popullin, sepse kur njoftova se do të qëndroja, shumë gjëra ndryshuan në mentalitetin e njerëzve. Ata filluan të thonë: “Vërtet, nuk kemi pse dalimjashtë, nuk duhet të largohemi nga vendi“, ka shtuar sulmuesi i PSG-së.
/GazetaBlic Sport/


