Gazetari i “El Chiringuito”, Josep Pedrerol, publikoi informacione ekskluzive që pretendojnë se Kylian Mbappe do të kalojë në Real Madrid.
Kontrata e Mbappes me PSG-në skadon në ditën e fundit të qershorit të këtij viti dhe që nga 1 janari 2022, francezi ka fituar të drejtën për të negociuar me të gjitha klubet e interesuara, përcjell GazetaBlic Sport.
Real Madrid e shfrytëzoi këtë dhe, sipas El Chiringuito, e përfundoi punën në vend.
? ¡EXCLUSIVA de @jpedrerol!
✅"El R. MADRID está CONVENCIDO del 'SÍ' de MBAPPÉ"
?"Después de firmar a Kylian, el REAL MADRID se planteará el FICHAJE de HAALAND" #ElChiringuitoDeMega pic.twitter.com/K7NqnvYgxp
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) January 3, 2022
Real Madrid e ka kërkuar Mbappen për një kohë të gjatë. Ata i ofruan PSG-së 200 milionë euro verën e kaluar, por francezët refuzuan. Tani parizienët janë gjetur në një situatë ku nuk do të fitojnë asgjë nga Mbappe.
Mbappe luan për parisienët që nga viti 2017. PSG i pagoi Monacos 35 milionë euro për një huazim një vjeçar atë verë, dhe më pas e bleu atë sezonin e ardhshëm për 145 milionë euro.
Real Madrid dhe PSG takohen në kuadër të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.
/GazetaBlic Sport.


