Sporti

Mbappe te Real Madrid, PSG-ja kthen fokusin nga sulmuesi i Milanit

02/05/2024 09:50
nga:E K

Me Kylian Mbappe që me shumë mundësi në verë do të largohet në drejtim të Real Madrid, Paris Saint-Germain është duke menduar për të gjetur zëvendësuesin e francezit.

Sipas raportimeve të medieve italiane, emri kryesor në listën e dëshirave të parisienëve është ai i sulmuesit të Milan-it, Rafalel Leaos.

PSG-ja ka shfaqur interes për portugezi, që është te Milan-i që nga viti 2019 dhe që qershorin e kaluar rinovoi kontratën deri në vitin 2028, me një klauzolë prej 170 milionë eurosh.