Kupa e Botës 2022

Mbappe synon Botërorin, ish bashkëlojtari i tij: “Do të fitojë më shumë se Messi dhe CR7”

11/17/2022 19:42
nga:Genita C

Në mungesë të Erling Haaland, Kylian Mbappe me siguri do të jetë ylli i Kupës së Botës përkrah veteranëve Lionel Messi, Neymar Jr dhe Cristiano Ronaldo.

Ish-bashkëlojtari i tij Andrea Raggi nuk ka dyshime për këtë, i cili në Monaco pa me sytë e tij rritjen e vazhdueshme të një Mbappe shumë të ri, deri në transferimin e madh në Paris Saint-Germain në 2017.

“Kam kujtime të mrekullueshme të lidhura me Kylian dhe Monacon”, tha në TuttoMercatoWeb.com ish-mbrojtësi bardhekuq.

“Në 2016-2017 fituam kampionatin dhe arritëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Në atë Monaco kishte kampionë si Mbappé, Bernardo Silva dhe shumë të tjerë, kishim një ekip të mrekullueshëm”.

Ku mund të arrijë ai me Francën e tij?

“Mbappé, pavarësisht se është ende i ri, tashmë ka shkruar historinë dhe mund të vazhdojë ta bëjë këtë vit pas viti. E kam thënë gjithmonë dhe e përsëris sërish sot: Kylian do të fitojë shumë më shumë Topa të Artë sesa Messi dhe Cristian Ronaldo”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport