Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, i cili luan në ligën spanjolle, foli për cilësinë e futbollit spanjoll dhe në veçanti për La Roja, të drejtuar nga Luis de la Fuente.
“Ata janë një ekip që kontrollon shumë ndeshje. Teknikisht janë shumë të fortë, kanë profilet perfekte për të luajtur në atë mënyrë, për të dominuar. Spanja është një nga ekipet e pakta ku lojtarët luajnë në të njëjtën mënyrë që nga një moshë e re derisa të arrijnë në ekipin e parë. Dhe ky është një avantazh”, tha ai për Movistar.
“Urime të gjithë spanjollëve për këtë punë. Për mua, ata janë ekipi më i mirë në Evropë për momenti”, shtoi kapiteni i Francës.
/GazetaBlic Sport/


