Kylian Mbappe theu hundën në ndeshjen hapëse të kombëtares franceze në Euro (fitore 1:0 ndaj Austrisë) dhe po luan pjesën tjetër të turneut në Gjermani me maskë mbrojtëse në fytyrë. Kjo i krijon probleme të mëdha, ka pranuar ai në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme kundër Belgjikës.
Pasi mungoi kundër Holandës, Mbappe luajti plot 90 minuta kundër Polonisë. Prova e re për të do të jetë mbrojtja belge, por edhe mënyra sesi do të përballet me mbrojtjen që duhet të ketë në fytyrë. Ai kishte ndryshuar tashmë katër prej tyre me shpresën për të gjetur të duhurin. Në stërvitje ai ka mbajtur një maskë me ngjyrat e flamurit francez, gjë që bie ndesh me nenin 42 të rregullores së FIFA-s, sipas të cilit e gjithë mbrojtja duhet të jetë e një ngjyre, ndaj ka provuar tre që i përshtaten rregullave.
“Tmerr absolut”, u përgjigj Mbappe kur u pyet se si është të luash me maskë.
“I ndryshoj sepse asnjëra prej tyre nuk më përshtatet. Ndjehem sikur po shikoj Eurot në teknologjinë 3D si një lloj mysafiri festiv,” shtoi ai.
/GazetaBlic Sport