Kapiteni i ri i Francës, Kylian Mbappe, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes që do të luhet kundër Holandës.
Pyetje të pashmangshme për vendimin e Deschamps për t’i caktuar shiritin e kapitenit, ku ai u përgjigj dhe foli edhe për Griezmann.
“Kapiten i mirë është ai që është i orientuar drejt skuadrës dhe që bashkon ekipin. Isha shumë i lumtur kur Deschamps më dha lajmin, është një përgjegjësi e re që duhet të marr përsipër”, tha fillimisht ai.
Griezmann? Kam folur me Antoine, ai ishte i zhgënjyer dhe është e kuptueshme, është një reagim që vjen. I thashë se do të kisha të njëjtin reagim, ai është ndoshta lojtari më i rëndësishëm i epokës së Deschamps. Unë nuk jam superior ndaj tij. Ne do të jemi krah për krah, ai dhe unë, në përpjekje për ta bërë ekipin francez të mbretërojë në një nivel global. Nëse ai ka diçka për të thënë para grupit, unë ulem dhe dëgjoj. Nuk kemi pse t’ia mbyllim derën askujt, secili është i lirë të shprehet”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


