Superylli i Real Madrid-it, Kylian Mbappe, 25 vjeç, humbi grumbullimin e kombëtares franceze për shkak të një dëmtimi që kishte nevojë për shërim.
Kështu, kur “Les Bleus” mposhtën Izraelin me rezultatin 4-1 në Hungari të enjten mbrëma, Mbappe nuk ishte i pranishëm.
Në vend të kësaj, ai u shfaq në Stokholm, raporton mediumi suedez, Sportbladet.
Sulmuesi ishte në restorantin Chez Jolie në kryeqytetin suedez gjatë mbrëmjes dhe më pas u pa duke u larguar prej aty në një minibus të zi.
Taksi e çoi Mbappé-n dhe shoqëruesit e tij në klubin e natës V, në Stureplan, përmes një garazhi.
Te klubi, disa persona e pritën Mbappé-n, i cili thuhet se kishte rezervuar një dhomë private.
Fakti që sportistë kaq të mëdhenj janë në Suedi për arsye josportive nuk është shumë i zakonshëm.