Kylian Mbappe njoftoi zyrtarisht të premten se do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit.
Siç pritet nga të gjithë, ylli francez do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë gjatë verës. Kontrata e tij me PSG-në zyrtarisht skadon më 30 qershor.
Sipas gazetës spanjolle “AS”, Mbappe ka bërë edhe një “sakrificë” për t’u bashkuar me gjigantin spanjoll.
Ish-sulmuesi i Monacos thuhet se do të ketë një ulje page prej rreth një të tretës së pagës së tij në PSG, që do të thotë se ai do të fitojë rreth 15 milionë euro neto në sezon me kampionët spanjollë.
Gjithashtu, 25-vjeçari do të fitojë edhe reth 80 për qind nga të drejtat e imazhit, të cilat do të arrijnë pak a shumë të njëjtën shumë me pagën e tij.
Sidoqoftë, Mbappe do të të jetë lojtari më i paguar te Real Madridi, duke kaluar Jude Bellinghamin e Vinicius Juniorin.
Kapiteni i Francës te “Los Blancos” pritet që të zyrtarizohet muajin e ardhshëm.